Këshilli Shqiptar i Medias dënon sulmin e Forcave RENEA në televizionin Ora News

Nga Exit News
Këshilli Shqiptar i Medias dënon sulmin e Forcave RENEA në televizionin Ora News

Këshilli Shqiptar i Medias ka reagua, sot, për sekuestrimin dhe praninë e Forcave RENEA dhe FNSh tek televizioni Ora News, si pjesë e pronave të Ylli Ndroqit, i hetuar për pastrim parash nga Prokuroria.

“Dënojmë sulmin me FNSH dhe RENEA në mjediset e një televizioni kritik me qeverinë është de facto sulm ndaj fjalës së lirë”, shkruhet në njoftimin për shtyp të KSHM.

Këshilli “mbështet shtetin ligjor dhe institucionet e drejtësisë, por, vëren se vendimi për sekuestro i këtyre dy Televizioneve është i nxituar, përderisa ka dhënë shkak për vënien nën “sekustro” edhe të vijës editoriale. Ky vendim krijon hapësira që 2 televizionet kritike me qeverinë të vihen nën administrimin e Qeverisë”.

KSHM i kërkoi “qeverisë tërheqjen e forcave policore dhe atyre speciale nga ambientet e dy televizioneve”. Si dhe i kërkoi “SPAK-ut të rivlerësojë kërkesën për sekuestro të dy televizioneve në favor të lirisë së informacionit”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme