Këshilltarët e djathtë akuzojnë Kryetarin Veliaj për abuzim dhe korrupsion

Këshilltarët e Partisë Demokratike në bashkinë e Tiranës akuzuan sot kryetarin e bashkisë Erion Veliaj se gjatë pesë muajve punë ka shfrytëzuar pronat publike dhe pasuritë e qytetarëve, për interesa personale. Ata pretendojnë se “e vetmja punë e Veliajt në Bulevardin e Tiranës është reduktimi i gjelbërimit”, ku një sipërfaqe sa dy herë Parku Rinia do të betonizohet “përkundër rryshfetit për Veliajn dhe shefin e tij.”

Ata, gjithashtu, e akuzojnë Zotin Veliaj se mburret me punën e bërë nga ish kryetari Lulzim Basha dhe stafit të tij.

“Pasi braktisi qytetarët në kulmin e përmbytjeve dhe i la në mëshirë të fatit për një udhëtim turistik ne Sri Lanka, kryemashtruesi i Bashkisë se Tiranës mburret me punët e të tjerëve sepse për vete s’ka asnjë bilanc në 5 muaj. Projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha” – shkruajnë këshilltarët e djathë në komunikatën për median.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>