KFOR nuk komenton deklaratën e Vuçiç për një konflikt të armatosur me Kosovën

Nga Exit News
KFOR nuk komenton deklaratën e Vuçiç për një konflikt të armatosur me Kosovën

KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë nuk ka komentuar deklarimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç mbi një konflikt të mundshëm të armatosur midis Serbisë dhe Kosovës nëse dialogu nuk rezulton në një marrëveshje të shpejtë.

KFOR tha se mbetet plotësisht i përqendruar për të siguruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është mandatuar nga Kombet e Bashkuara, në përgjigje të kërkesës së Radios Evropa e Lirë për një koment.

Ai shtoi se ata mbështesin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Të enjten, Vuçiç sugjeroi që mosmarrëveshja Kosovë-Serbi është një “konflikt i ngrirë” si ai midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi Nagono-Karabak, i cili mund të rezultojë në një konflikt të armatosur nëse një zgjidhje nuk gjendet shpejt.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme