KFOR sqaron praninë e patrullës serbe në Kamenicë të Kosovës

Nga Exit News
KFOR sqaron praninë e patrullës serbe në Kamenicë të Kosovës

Trupat e KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, kanë sqaruar se 11 ushtarët serb të cilët u futën në Kamenicë, një kilometër larg kufirit Kosovë-Serbi një natë më parë, ishin pjesë e operacioneve rutinë për ruajten e paqes në kufi.

Në një deklaratë zyrtare për median, KFOR shkruan se patrualla e policëve serbë ka qenë në sikron me planin e tyre:

“Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë Vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për t’u siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës kufitare administrative.”

KFOR-i sqaroi patrullime të tilla kryhen gjithnjë, përgjatë vijës kufitare që shtrihet rreth 350 kilometra, por kjo vijë nuk është e shënjuar dhe e përcaktuar mire, ndaj mund të ketë pasur dhe kalim në zonën e Kamenicës

Mesditën e së shtunës, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se qeveria po heton hyrjen e 11 ushtarëve të ushtrisë serbe në Kamenicë, mbrëmjen e 7 gushtit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>