KiE dhe ROMACTED japin 360 mijë euro ndihma për komunitetin rom

Nga Alice Taylor
KiE dhe ROMACTED japin 360 mijë euro ndihma për komunitetin rom

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, programi ROMACTED i Këshillit të Evropës dhe Sindikatave Evropiane ka mundur të sigurojë një sasi të konsiderueshme të burimeve financiare dhe njerëzore për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë në komunitetet rome të Ballkanit Perëndimor.

Pasi qeveria vendosi masa të rrepta ndalimi, shumë rom mbetën pa të ardhura. Të ndaluar të dilnin nga shtëpitë e tyre, një numër nuk ishin në gjendje të kryenin punë të tjera informale ekonomike, me të cilat sigururojnë të ardhura.

Për më tepër, me shumë komunitete romë që nuk kanë ujë të rrjedhshëm në zonat e tyre, dhe nuk janë në gjendje të respekjtojnë rekomandimet e higjienës. Ata nuk mund të blejnë sapun apo dezinfektues gjithashtu.

Gjatë pandemisë, disa bashkësi protestuan duke kërkuar ndihmë nga shteti, ujë të rrjedhshëm dhe që informacione mbi pandeminë të botoheshin e shpërndaheshin në gjuhën e tyre

KiE, BE dhe ROMACTED nuk janë organizata humanitare, por gjatë krizës, ata zgjeruan aktivitetin e tyre për të parandaluar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të siguruar që ndihma të shpërndahej në mënyrë të drejtë. Në një deklaratë të botuar në faqen e tyre të internetit, ata pohuan se ishte e domosdoshme që të punonin për të parandaluar diskriminimin, rreziqet e politizimit, gjuhën e urrejtjes dhe masat shtypëse ndaj romëve.

“Prioriteti kryesor gjatë kësaj krize është ndihma ndaj familjet rome që janë në situata më të rrezikuara dhe të përjashtuar nga mbrojtja dhe ndihma humanitare. Natyra e përgjithshme dhe përqendrimi i Programit ROMACTED mbetet, megjithatë, në promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e qytetarëve romë në nivelin lokal. ”

Deri në fund të prillit, rreth 60,000 EUR ishin shpërndarë në 34 komuna, duke ndihmuar rreth 1900 familje. Ata morën pako me ushqime bazike, kuponë, kuti higjene dhe produkte të tjera. Përveç kësaj, rreth 300,000 EUR do të jepen për të rritur fondet ekzistuese për të vazhduar projektet që po zhvillohen nga autoritetet lokale dhe OJQ-të.

Buxheti i përgjithshëm për të gjithë rajonin është 3.7 milion euro , ndër të cilat BE që ka dhënë 3 milion euro.

Disa nga veprimet që janë kryer përfshijnë:

  • Mbajtjen e kontakteve me autoritetet lokale dhe qendrore për t’i kujtuar ata për situatën e pasigurt në të cilën gjenden romët ka qenë qasja kryesore ndaj kësaj pandemie;
  • Shpërndarja e informacionit për masat parandaluese;
  • Pjesëmarrja në ekipe të menaxhimit të krizave dhe veprime të tjera të ngjashme në nivelin lokal si dhe koordinim i veprimeve në nivel kombëtar;
  • Fillimi dhe zbatimi i veprimeve nga organizatat përkatëse mbështetëse së bashku me aktorët e tjerë të interesuar

ROMACTED ushtroi aktivitet në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Turqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>