KiE kritikon veprimet e qeverisë kundër televizionit Ora

Nga Exit News
KiE kritikon veprimet e qeverisë kundër televizionit Ora

Këshilli i Evropës kritikoi veprimet e fundit të qeverisë kundër Ora News, duke i kategorizuar ato si “me efekt censurues mbi lirinë e mediave”.

Në ‘Platformën për promovimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë e gazetarëve’ KiE e konsideroi aktin si një kërcënim shtetëror. Në të shkruhet:

“Më 14 maj 2020, Inspektorati Kombëtar i Shëndetit (ISHSH) gjobiti kanalin privat RTV Ora Neës me 1,000,000 Leke shqiptare (afërsisht 8,000 €) për shkeljen e rregullave të distancimit shoqëror për pretendimin se gazetari Artur Zheji kishte tre të ftuar në vend të një që është i lejuar në programin e tij”360 °”. Më 15 maj 2020 televizionit iu njoftua një gjobë tjetër prej 1.000,000 Leke në të njëjtat baza, pasi gazetarja Sonila Meco kishte ftuar dy të ftuar në programin “Tempora”. RTV ka 30 ditë kohë për të kundërshtuar vendimet.

Përveç gjobave, ISHSH rekomandoi që transmetimet në RTV të pezullohen, rekomandim, i cili u refuzua nga Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë (AMA) në një deklaratë të 15 majit 2020. Autoritetet shëndetësore u janë dhënë kompetenca të zgjeruara nën justifikimin e emergjencës deri më 23 qershor 2020.

Organizatat për lirinë e mediave kundërshtuan masat, me argumentin se ato janë përpjekje për të kufizuar punën e një televizioni, pasi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë. ”

ISHSH hoqi vendimin për gjobitje të Ora News pasi kishte “korrigjuar çdo shkelje të rregullave”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>