Media lokale ka publikuar informacione të lidhura me raportin e GRECO, institucioni kundra korrupsionit në Këshillin e Evropës, mbi korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin financiar në vend. Media shkruan se lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit është e “sofistikuar” dhe e “fuqishme”.
Exit News ka kontaktuar me GRECO, e cila konfirmoi se raporti ende nuk është publik dhe nuk është publikuar. Ata theksuan se ka arritje pozitiv:
“Ajo çfarë unë mund të them tani është se GRECO miratoi shtojcën në Raundin e 2-të të Raportit të Katërt të Pajtueshmërisë për Shqipërinë (GrecoRC4 (2020) 5) dhe vuri në dukje me kënaqësi që kjo përfundoi procedurën e pajtueshmërisë në lidhje me Shqipërinë në këtë raund”.
Media shqiptare deklaron se raporti thotë se vendi është gati për hapjen e procesit të anëtarësimit në BE.
Në nentor 2019, Exit News intervistoi Drejtorin e GRECO, Gianluca Esposito, i cili tha se nuk mund të ketë luftë të efekshme kundër korrupsionit në Shqipëri pa një gjyqësor efektiv.
Ai tha gjithashtu se ligjet nuk janë të mjaftueshme në vetvete dhe zbatimi i tyre dhe dëshkueshmëria është çelësi.
“Qeveria po shkon në drejtimiin e duhur por më e rëndësishmja — dhe unë po këmbëngul në këtë — reformat janë të mira nëse zbatohen në mënyrë efektive”, tha ai.
“Nuk mjafton për të krijuar një institucion të ri apo organ të ri për të luftuar korrupsionin ose krimin; ata duhet të tregojnë se po kryejnë punën që duhet të kryejnë”, shtoi ai.