
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se demokracia bazohet në llogaridhënien e zyrtarëve duke i bërë thirrje gazetarëve t’i vënë para përgjegjësisë ata.
Në një postim në Twitter, Kim theksoi se e drejta e medias është e garantuar nga Kushtetuta e SHBA-ve.
“Demokracia përcaktohet nga e drejta e qytetarëve për të insistuar në përgjegjësinë e zyrtarëve, përgjegjësinë e gazetarëve për të bërë pyetje të vështira dhe detyrimin e zyrtarëve për t’u përgjigjur. Nuk është rastësi që liria e shtypit është garancia e parë e Kushtetutës së SHBA.”