Ambasadorja amerikane Yuri Kim uroi, të martën, anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, pas betimit të tij tek presidenti. Ajo deklaroi të martën se Gjykata Kushtetuese funksionale brenda 31 dhjetorit është ende e mundur.
Përmes një postimi në Twitter, ajo falënderoi edhe presidentin Meta për mundësimin e betimit të Binajt.
“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv.
Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 12/31 është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamenti.”
Binaj u zgjodh të enjten e kaluar me 96 vota në Kuvend. Ai ishte kandidati i vetëm në listën dërguar Kuvendit nga KED. Exit argumentoi në një shkrim se ky veprim i KED është në shkelje të ligjit.