Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dekaroi se reforma në drejtësi po ecën për përpara, pavarësisht se disa nuk e duan.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se institucionet e reja të drejtësisë tashmë janë funksionale dhe po japin rezultatet e tyre.
Ajo shton se reforma në drejtësi nuk është përfekte por po ecën përpara.
“SPAK po heton më shumë, po sekuestron asete dhe dërgon kriminelët pas hekurace, Gjykata Kushtetuese po shqyrton çështje, vetingu po vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është perfekte por po ecën përpara pavarësisht se të këqinjtë nuk e duan”
Reagimi i ambasadores erdhi pas përzgjedhjes së 28 anëtarëve të rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit.