Kim kërkon që korrupsioni të parandalohet dhe jo vetëm të dënohet

Nga Exit News
Kim kërkon që korrupsioni të parandalohet dhe jo vetëm të dënohet

Ambasadorja e Shteteve të Amerikës, Yuri Kim kërkoi të enjten që korrupsioni në Shqipëri të mos jetë më i mundur të kryhet dhe jo vetëm të luftohet.

Gjatë aktivitetit “Llogaridhënia, Transparenca dhe Anti-korrupsioni”, Kim u shpreh se SHBA do të ndihmojë në këtë aspekt.

Ambasadorja Yuri Kim deklaroi:

“Korrupsioni dhe perceptimi për të, vazhdojnë të minojnë arritjet dhe progresin që është bërë. Shqipëria ka bërë hapa para, por korrupsioni rëndon çdo hap; në të vërtetë, nganjëherë detyron edhe kthim prapa. Përgjigja ndaj korrupsionit nuk është vetëm ligje më të mira dhe më të forta, por një kulturë tjetër dhe pengesa sistematike. Shqipëria duhet të jetë një vend ku korrupsioni jo vetëm që sjell ndëshkim dhe turp, por të jetë gjithnjë e më e vështirë për tu kryer. Këtu hyn Akademia amerikano-shqiptare e transparencës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>