“Kur të ndëshkoni korrupsionin, do të keni fituar besimin e njerëzve.”
Kështu deklaroi ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, të martën, në një konferencë të nivelit të lartë për luftën ndaj korrupsionit.
Ambasdorja Kim theksoi se ‘qeveria duhet të demostrojë që po punon në emër të qytetarëve e jo të interesave të ngushta’.
Duke komentuar dhe për pandeminë, ambasadorja tha se ‘pandemia i ka bërë rreziqet edhe më të qarta’ dhe se ‘në kohë si këto, korrupsioni nënkupton jetë apo vdekje’.
Ngjashëm me ambasadorin e BE-së Soreca, Kim shprehu besimin tek Prokuroria Speciale AntiKorrupsion dhe reforma në drejtësi në përgjithësi, për të luftuar korrupsionin.