
Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështeti thirrjen e kryeprokurorit Çela për hetim të krimit zgjedhor. Ajo tha se SHBA mbështesin fuqimisht thirrjen e tij dhe shtoi se refroma në drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë punën e tyre me integritet.
¨Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. Amerika e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin¨, tha ajo në Twitter.
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar prokurorëve të hetojnë krimet zgjedhore. Përmes një letre dërguar prokurorive, Cela i kërkoi prokurorëve të përshpejtojnë hetimet paraprake.
“Prokurorët të rrisin prioritetin dhe intensitetin e veprimet procedurale, për të siguruar: -hetime të plota, gjithëpërfshirëse dhe afate sa më të shkurtra të çështjeve;- ngritjen e akuzës së në gjykatë bazuar në rrethanat e faktit të provuara dhe në ligjin material penal, e procedural të zbatueshëm”, shkruan kryeprokurori Çela.
Çela theksoi detyrimin “për të garantuar një hetim të plotë e të gjithanshëm dhe në afate të përshpejtuara në kuadrin e procedimit të drejtë dhe të rregullt ligjor, si dhe ndjek në dinamikë veprimtarinë e procedimeve”.