Ambasadorja i SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka përgëzuar SPAK-un dhe policitë italiane e shqiptare për operacionin e përbashkët që çoi në arrestimin e 37 personave dhe 3,5 tonëve drogë në Bari të Italisë.
Në një postim në Tëitter,Kim shkruan:
“Urime Prokurorisë Speciale për kapjen narkotikëve, dënimin e krimit të organizuar dhe përfshirjen në çështjen e antimafies italiane. Vazhdoni me punën e mirë dhe jepni më shumë rezultate në emër të popullit shqiptar”
Më herët prokurori Anti-Mafia në Itali dhe kreu i SPAK-ut Arben Kraja mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp për të dhënë detaje rreth operacionit të 30 qershorit në Bari të Italisë