Kim përshëndet dënimin e 17 personave të dosjes 339

Nga Exit News
Kim përshëndet dënimin e 17 personave të dosjes 339

Ambasadorja amerikane Yuri Kim përshëndeti të mërkurën dënimin e 17 personave të përfshirë në trafikim droge, pjesë e dosjes 339.

“SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke çuar në burg 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €”, tha Kim në Twitter. Ajo tha se SHBA shpreson që të shoh SPAK duke dhënë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg të hënën 17 persona të përfshirë në dosjen 339, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK.

Ata u dënuan për tregtim të heroinës në laboratorin e drogës në Has.

Laboratori i përpunimit të heroinës  në Has u zbulua më 19 tetor 2018.

Policia sekuestroi 150 kilogramë heroinë të bërë gati për shitje, dhe një sasi opiumi, lënda bazë për përpunimin e heroinës.

Të martën, GJKKO konfiskoi pasuritë e 17 personave, 7 makina dhe një hotel në Rinas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>