Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se partitë politike duhet të kontrollojme kandidatët për deputetë.
Në një deklaratë për mediat, Kim u shpreh se kryetarët e partive duhet të largojnë personat e korruptuar dhe të bëjnë listat transparente:
“Liderët e partive të largojnë politikanët e korruptuar nga lista. Partitë të bëjnë transparente financimet. Të kontrollohen mirë kandidatët, populli shqiptar nuk duhet që të votojë për kriminelë.”
Ajo inkuraroji të gjithë partitë politike të bëjnë gjithçka transparente në këto zgjedhje.
Ambasadorja Kim ka bërë disa herë thirrje për pastërtinë e figurave të kandidatëve për deputetë. Edhe gjatë intervistës në emisionin Real Story, ambasadorja u shpreh se përgjegjësia për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë është e kryetarit të partisë.