Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim komenton dorëheqjen e Tom Doshit

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim komenton dorëheqjen e Tom Doshit

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim komentoi dorëheqjen e kryetarit të PSD-se Tom Doshi nga mandati i deputetit. Në një intervistë për Euronews, ambasadorja u shpreh se:

“Në respektim të urdhërit të SHBA-ve, ne jemi shumë të qartë, kemi qënë konsistent dhe nuk ka ndryshim në qendrim”.

Ambasadorja  u shpreh se po vëzhgon edhe rastet e denoncuara nga kandidatët e pavarur për procesin e numërimit:

“Kam disa raportime ku shpresohet që numërimi të bëhet më shpejt dhe nëse të dyja palët bien dakord, nuk ka arsye pse të mos përshpejtohet. Deri tani kam parë bashkëpunim”.

Ajo u shpreh se votuesit shqiptarë e kanë bërë detyrën e tyre “tani është radha e numëruesve për të vijuar me detyrën përkatëse”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>