Kim takon drejtuesit e SPAK-ut dhe BKH-së

Nga Exit News
Kim takon drejtuesit e SPAK-ut dhe BKH-së

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi të martën paradite drejtuesin e SPAK-un Arben Kraja dhe drejtuesen e Byrosë Kombëtarë të Hetimit Aida Hajnaj.

Tema kryesore e takimit është nisja e punës për emërimin e 60 hetuesve të BKH-së, e cila prej disa ditësh ka tashmë drejtuesen e saj dhe pritet të nisë procesin për emërimin e hetuesve.

Aida Hajnaj, nis më 1 shtator detyrën. Ajo  u emërua në 30 korrik drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

BKH është struktura e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>