Kim takon Kolegjin e Apelimit: Të vazhdojë vetingu pavarësisht pengesave

Nga Exit News
Kim takon Kolegjin e Apelimit: Të vazhdojë vetingu pavarësisht pengesave

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi, të shtunën, se procesi i vetingut duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Duke postuar në Twitter një foto nga takimi i të premtes me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ambasadorja shkruan:

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka punë të vështirë, por vetingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e shqiptarëve.

SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat.”

Takimi i Kimit me KPA-në u bë pas pezullimit nga detyra të anëtarit të KPA-së Luan Daci. Ai akuzohet për fallsifikim dokumentash, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997.

Gjykata e Posaçme vendosi të premten të shtyjë seancën për Dacin.

Exit News, në një shkrim, ka argumentuar se të gjithë deklaratat e ambasadores Kim, ditët e fundit, për ‘komplot ndaj reformës në drejtësi’ dhe ‘vazhdimin me çdo kusht të vetingut’, kanë lidhje me pezullimin e Dacit nga detyra.

Nëse Daci shpallet fajtor dhe dënohet, të gjitha vendimet e vetingut ku ai ka qenë pjesë bëhen të pavlefshme e duhet të ribëhen—jurisprudenca e GJENDJ ka vendosur se ligjshmëria e një procesi është e cënuar nëse gjyqtari, i cili ka dhënë vendimin, është zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Kjo do të dëmtonte rëndë jo vetëm procesin e vetingut, por gjithë ecurinë e reformës në drejtësi, kaq shumë të mbështetur nga SHBA-të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>