Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shprehet se reforma në drejtësi është duke dhënë rezultatet e para duke iu referuar arrestimit të 10 personave ditën e enjte, përfshi gjytaren Enkeleda Hoxha.
Kim njoftoi në Twitter se ka pasur një bisedë telefonike me kreun e SPAK, Arben Kraja, të cilin e ka falënderuar për “hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK”.
“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne shohim rezultate që tani”, shton ambasadorja.
Ambasadorja Kim i bëri thirrje të enjten e qytetarëve të shohin faktet mbi punën e SPAK dhe të mos shpërqendrohen nga propaganda.
SPAK arrestoi të enjten gjyqtaren Hoxha, e cila akuzohet për korrupsion. Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.