Kina akuzon George Soros se po përhap panik

Kina akuzon George Soros se po përhap panik

Mediat kineze kanë akuzuar George Soros dhe investitorë të tjerë se po i “shpallin luftë” monedhës kineze Jen.

Para një jave, George Soros deklaroi në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos, se ekonomia kineze do të përballej me shumë probleme.

“Një rënie e vështirë është praktikisht e paevitueshme,” tha Soros për monedhën Jen, e cila ka pësuar rënie të vazhdueshme muajt e fundit.

Menjëherë pas kësaj deklarate, mediat kineze shpejtuan të hidhen në kundër-sulm. Dy ditë më parë, gazeta Ditorja e Popullit, zëdhënëse zyrtare e partisë komuniste kineze, botoi në faqe të parë një artikull me titull “Luftë kundër monedhës kineze? Ha Ha.” Artilkulli shprehej se Soros i ka shpallur luftë të hapur Kinës, duke u pozicionuar kundër monedhave aziatike.

Të mërkurën, agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua u shpreh se Soros dhe investitorë të tjerë po mundohen të përhapin panik për përfitimet e tyre.

Një tjetër media kineze, Global Times, e cila publikon në gjuhën angleze, në një shkrim të saj fajëson “perëndimorët” për “mos marrje përgjegjësie për rrëmujën” e shkaktuar në ekonominë botërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>