Kina dënon me burg gazetaren, raportoi për karantinën në Wuhan

Nga Exit News
Kina dënon me burg gazetaren, raportoi për karantinën në Wuhan

Gazetarja kineze Zhang Zhan është dënuar me katër vite burg, pasi gjykata kineze e gjeti fajtore për ‘shpërndarje të informacionit të rremë’.

Ajo u akuzua dhe për “nxitje grindjesh dhe shqetësimesh”, një akuzë e përdorur shpesh kundër kritikëve dhe aktivistëve brenda Kinës.

Zhan u arrestua në maj, pasi që prej fillimit të pandemisë, hapi një blog me video nga karantina në qytetin e Wuhanit, vendi ku dyshohet se lindi Covid-19.

Sipas prokurorisë, Zhang kishte përhapur “informacion të rremë përmes tekstit, videos dhe mediave të tjera përmes mediave të internetit si WeChat, Twitter dhe YouTube”. Ajo po ashtu kishte dhënë intervista për mediat e huaja, për të raportuar për situatën në Ëuhan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>