Kina dhe Amerika do të bashkëpunojnë për "çështjet e nxehta" në Azi

Kina dhe Amerika do të bashkëpunojnë për "çështjet e nxehta" në Azi

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua ditën e dielë me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson në kryeqytetin Beijing. Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe të bashkëpunimit dhe trajtimi i duhur i çështjeve të nxehta.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Presidenti Xi i tha Tillerson se ndërmjet dy vendeve ka më shumë interesa të përbashkëta se sa ndasi, duke theksuar nevojën për komunikim dhe koordinimi për çështje e nxehta të rajonit.

Ky pohim i Presidentit të Kinës vjen pas Sekretari i Shtetit Rex Tillerson deklaroi ditën e premte se “Korea e Veriut ka përparuar në programin e armëve bërthamore dhe të gjitha mundësitë, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake në Koren e Veriut janë duke u diskutuar”.

Takimi u zhvillua disa orë pasi Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un deklaroi në televizionin shtetërorë se vendi i tij ka kryer testime “me domethënie historike” për një motor të ri të hedhjes së raketave.

Kim Jong Un deklaroi se “e gjithë bota do të jetë dëshmitare e kësaj fitore të madhe të arritur sot”. Ai, gjithashtu, e ka quajtur ditën e Shtunë “Revolucioni i 18 marsit” , për hapin e madh që ka bërë industria e prodhimit të raketave në vend.

Megjithëse Kim Jong është i njohur për deklaratat e tij të ekzagjeruara, kjo e fundit rriti tensionet dhe frikën në rajon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>