Kina gjen një sasi mishi pule importi, të kontaminuar me koronavirus

Nga Exit News
Kina gjen një sasi mishi pule importi, të kontaminuar me koronavirus

Autoritetet kineze kanë gjetur një sasi mishi pule, importuar nga Brazili, të kontaminuar me koronavirus.

Sipas CNN, koronavirusi u zbulua, të mërkurën, në një mostër sipërfaqeje të marrë nga krahët e pulës, gjatë ekzaminimit rutinë të ushqimeve të importuara.

Autoritetet shëndetësore të Shenzhenit gjurmuan dhe testuan menjëherë njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me produktin, dhe të gjitha rezultatet dolën negative; thuhej në deklaratën zyrtare.

Autoritetet tani po gjurmojnë produktet e lidhura nga e njëjta markë që janë shitur tashmë, si dhe kanë dezinfektuar zonën ku ishin ruajtur krahët e kontaminuar të pulës.

Shoqata Braziliane e Proteinave të Kafshëve (ABPA) tha në një deklaratë se po analizon incidentin dhe përsëriti se “nuk ka asnjë provë shkencore që mishi transmeton virusin”.

“Ende nuk është e qartë kur mishi është kontaminuar, dhe nëse ka ndodhur gjatë procesit të transportimit apo paketimit”, shtoi ABPA.

Po ashtu dhe Organizata Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë thënë që mundësia e marrjes së virusit përmes ushqimit është e ulët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>