Kina konfiskon 89 milionë maska të cilësisë së dobët

Nga Exit News
Kina konfiskon 89 milionë maska të cilësisë së dobët

Pas shumë ankesash rreth cilësisë së materialeve mbrojtëse, autoritetet kineze raportuan të dielën konfiskimin e 89 milionë maskave, rreth 420 mijë kite veshje mbrojtëse dhe mbi 1 milionë dollarë dezinfektantë të paefektshëm.

Në gjithë botën kërkesat për materiale mbrojtëse kundër infeksionit mbeten të larta, kjo pasi rreth 3 milionë njerëz janë infektuar me Covid-19, ndërsa 200 mijë prej tyre kanë vdekur.

Por shumë vende, të cilat importojnë materiale mjekësore nga Kina, janë ankuar rreth cilësisë së tyre.

Mes këtyre vendeve janë Spanja, Holanda, Çekia, Turqia apo dhe Kanadaja.

Ankesat e shumta nxitën qeverinë kineze të nisë kontrolle në terren.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportuan se prej së premtes autoritetet kontrolluar mbi 16 milionë biznese prodhuese nga ku u sekuestruan miliona materiale të cilësisë së dobët.

Ministria e Tregtisë u bëri thirrje bizneseve të respektojnë kërkesat e cilësisë përpara çdo eksporti.

Deri në mes të muajit prill autoritetet kineze kishin konfiskuar 31.6 milionë maska, 509 mijë kite veshjesh të cilësisë së dobët.

Pas përhapjes në shkallë botërore të Covid-19, rreth 9 mijë fabrika kineze kthyen produktin e punës në materiale mjekësore.

Kina tashmë prodhon mesatarisht mbi 110 milionë maska në ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>