
Masat e reja ndaluese të qeverisë kineze mund të ndalojnë shitjen e kompanisë TikTok tek një kompani amerikane, raporton The Guardian.
Kina të enjten ka miratuar ndalime të reja mbi eksportin e teknologjisë, duke i kërkuar kompanive të kërkojnë miratimin e qeverisë për të eksportuar produktin e tyre jashtë vendit.
Rregullat janë miratuar me qëllim shtyrjen e shitjes së TikTok tek amerikanët.
Bizneset e tjera të përfshira tek rregullat e reja janë edhe kompanitë e vaksinës së Covid-19, dhe 23 aplikacione të reja për analizën e të dhënave dhe identifikimin e zërit.
Presidenti amerikan ka thënë se TikTok kërcënon sigurinë kombëtare dhe e urdhëroi kompaninë të shesë aplikacionin tek një kompani amerikane brenda 90 ditëve, ose përndryshe do të ndalohet në tregun amerikan.
Ai ka miratuar një sërë vendimesh që ndalojnë kryerjen e transaksioneve nga Amerika me kompanitë e TikTok dhe WeChat.