Klasifikimi Ahmetaj për “Doing Business”

Klasifikimi Ahmetaj për “Doing Business”

Ministri i Ekonomisë ka shpikur një klasifikim të ri për “Doing Bussines”. Ai propozon që Shqipëria të matet vetëm me… Shqipërinë. E thënë ndryshe Ahmetaj duhet të rendisë Ahmetajn.

Duke komentuar raportin e Bankës Botërore Doing Business për këtë vit, në të cilin Shqipëria ka humbur 29 vende nga një vit më parë, Ministri i Ekonomisë u shpreh: “Në thelb Shqipëria nuk është se ka humbur vende në raport me vetveten. Në raport me vetveten, përkundrazi, ka  përmirësime, por sigurisht kjo është një sfidë e konkurueshmërisë që vendi ka me rajonin”.

Për “detaje të parëndësishme të raportit” të cilat e rendisin Shqipërinë të fundit në Evropë, Ahmetaj ka gjetur justifikim. Ndërprerja e dhënies së lejeve të ndërtimit është faktor kryesor thotë ministri. Por Ahmetaj sqaron se ky proçes është ndërprerë për shkak të reformës territoriale. Argumenti i Ministrit bie sepse leje ndërtimi janë dhënë por vetëm për bizneset klienteliste pranë qeverisë. Për shembull, në shtator, Këshilli Rregullues i Territorit ka fimosur gjashtë leje ndërtimi, një prej të cilave për ndërtimin e një pallati 13 katësh në hyrje të parkut të Tiranës.

Në fakt, raport Doing Business evidenton se, përveç fushës së ndërtimit, Shqipëria ka rënë në renditje edhe për shkak të rritjes së taksave, rritjes së vështirësisë për të hapur një biznes, rritjes së çmimit të energjisë elektrike, si dhe uljes së lehtësive për marrjen e kredisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>