
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka lënë 5 ditë kohë për kandidatin e vetëm për vendin e 4 jashtëgjyqësor, Dariel Sina për të argumentuar nëse plotëson ose jo kushtet për në Gjykatën e Lartë.
Vendimi u mor të hënën nga KLGJ.
“KLGJ vendosi t’i caktojë një afat 5 ditor Z. Sina për të dhënë shpjegime në lidhje me plotësimin e kushteve të parashikuar në kushtetutë për kandidatet për anëtar të Gjykatës së Lartë”
Gjykata e Lartë ka 3 nga 19 anëtarë që duhet të ketë.