Gjykatës së Lartë i duhen të paktën 17 vite për të shqyrtuar cështjet që janë rregjistruar pranë saj. Në këtë përfundim arrin raporti për gjendjen e gjyqësorit për vitin 2018 i miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
“Aktualisht raportohet të jenë rreth 31 000 dosje në prite për t’u gjykuar në Gjykatën e Lartë. Për efekt statistikor mund të thuhet që zgjidhja e të gjitha çështjeve të mbetura, bazuar në këto ritme, do të kërkonte 6,297 ditë ose 17 vjet e 3 muaj.” thuhet në raport.
Në raport theksohet se vetëm për vitin 2018 u regjistruan të paktën 8,563 çështje të reja ndërsa në total u shqyrtuan vetëm 1,673 çështje.
Kyetarja e KLGJ u shpreh në korrik të këtij viti se sistemi i drejtësisë ‘po vuan’ nga mungesa e Gjykatës së Lartë. Zonja Llagami parashikoi që në shtator mund të bëhen emërimet e para në GjL dhe më pas të fillojë funksionimi i saj:
“Në vjeshtë do të kemi emërimet e reja. Në shtator do të kemi Gjykatën e Lartë.” u shpreh ajo.
Por gjasat që GJL të bëhet funksionale në shtator janë zero. Kjo për arsye se KLGJ ende nuk ka ndërmarrë procedurat ligjore për të përzgjedhur anëtarët e rinj të gjykatës së dytë më të rëndësishme në vend.
Gjykata e Lartë është jashtë funksionit që prej marsit, me shkarkimin e gjyqtarit Edmond Islamaj. Aktualisht ajo ka mbetur vetëm më një anëtar, Ardian Dvorani, duke e bërë të pamundur shqyrtimin dosjeve të rregjistruara pranë saj.