KLGJ: Gjykatës së Lartë i duhen mbi 17 vite të shqyrtojë çështjet e mbartura

KLGJ: Gjykatës së Lartë i duhen mbi 17 vite të shqyrtojë çështjet e mbartura

Gjykatës së Lartë i duhen të paktën 17 vite për të shqyrtuar cështjet që janë rregjistruar pranë saj. Në këtë përfundim arrin raporti për gjendjen e gjyqësorit për vitin 2018 i miratuar nga  Këshilli i Lartë Gjyqësor.

“Aktualisht raportohet të jenë rreth 31 000 dosje në prite për t’u gjykuar në Gjykatën e Lartë. Për efekt statistikor mund të thuhet që zgjidhja e të gjitha çështjeve të mbetura, bazuar në këto ritme, do të kërkonte 6,297 ditë ose 17 vjet e 3 muaj.” thuhet në raport.

Në raport theksohet se vetëm për vitin 2018 u regjistruan të paktën 8,563 çështje të reja ndërsa në total u shqyrtuan vetëm 1,673 çështje.

Kyetarja e KLGJ u shpreh në korrik të këtij viti se sistemi i drejtësisë ‘po vuan’ nga mungesa e Gjykatës së Lartë. Zonja Llagami parashikoi që në shtator mund të bëhen emërimet e para në GjL dhe më pas të fillojë funksionimi i saj:

“Në vjeshtë do të kemi emërimet e reja. Në shtator do të kemi Gjykatën e Lartë.” u shpreh ajo.

Por gjasat që GJL të bëhet funksionale në shtator janë zero. Kjo për arsye se KLGJ ende nuk ka ndërmarrë procedurat ligjore për të përzgjedhur anëtarët e rinj të gjykatës së dytë më të rëndësishme në vend.

Gjykata e Lartë është jashtë funksionit që prej marsit, me shkarkimin e gjyqtarit Edmond Islamaj. Aktualisht ajo ka mbetur vetëm më një anëtar, Ardian Dvorani, duke e bërë të pamundur shqyrtimin dosjeve të rregjistruara pranë saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>