KLGJ hedh shortin për përzgjedhjen e 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor

Nga Exit News
KLGJ hedh shortin për përzgjedhjen e 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) do të hedhë të martën, më 8 shtator shortin për  8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do të organizohet në orën 17:00, në godinën e KLGJ-së, “Poli i Drejtësisë”, njoftoi për median KLGJ.

“Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë”, sipas njoftimit të KLGJ-së.

Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor, zgjedhja e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Kolegji Zgjedhor, i cili përbëhet nga 8 gjyqtarë, do të zgjidhet jo vetëm nga gjyqatarët e apelit por edhe ata të shkallës së parë; gjithashtu, Kodi vendosi që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të jenë vetuar paraprakisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>