Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.
Në mbledhjen e zhvilluar sot KLGJ argumentoi se mandati i Dvoranit ka përfunduar pasi janë emëruar tre anëtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Ndaj këtij vendimi votuan 6 anëtarë pro dhe 3 kundër.
Vendimi i KLGJ vjen një ditë pasi EURALIUS dhe USAID refuzuan të jepnin opinion në lidhje me mandatin e Dvoranit, me argumetin se nuk kanë kompetencë.
Mandati i gjyqtarit Dvorani ka mbaruar në vitin 2014, e ndaj tij ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e detyron atë të largohet nga detyra.