Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) miratoi sot kërkesën e gjyqtarit Ardian Dvorani, për t’i lënë më shumë kohë për të përgatitur përgatitur përgjigjen e tij ndaj kërkesës së Presidentit Meta, për mbarimin e mnadatit të tij.
Ditën e enjte, Dvorani i kërkoi KLGJ-së më shumë kohë, për të dhënë argumentat e tij, për mbarimin e mandatin e tij.
Disa ditë më parë, Presidenti Meta i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë të shpallin mbarimin e mandatit të Dvoranit, por KLGJ në mënyrë të pashpjeguar i ka kërkuar mendim për këtë çështje Dvoranit para se të marrë një vendim. Opinion i tij pritej t’i dërgohej KLGJ-së të mërkurën mbasdite.
Në një artikull të mëparshëm, Exit argumetoi se KLGJ po përgatitet të lënë në detyrë, Dvoranin në mënyrë të paligjshme.