KLGJ i jep më shumë kohë Dvoranit për përgjigjen ndaj kërkesës së Presidentit Meta

Nga Exit News
KLGJ i jep më shumë kohë Dvoranit për përgjigjen ndaj kërkesës së Presidentit Meta

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) miratoi sot kërkesën e gjyqtarit Ardian Dvorani, për t’i lënë më shumë kohë për të përgatitur përgatitur përgjigjen e tij ndaj kërkesës së Presidentit Meta, për mbarimin e mnadatit të tij.

Ditën e enjte, Dvorani i kërkoi KLGJ-së më shumë kohë, për të dhënë argumentat e tij, për mbarimin e mandatin e tij.

Disa ditë më parë, Presidenti Meta i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë të shpallin mbarimin e mandatit të Dvoranit, por KLGJ në mënyrë të pashpjeguar i ka kërkuar mendim për këtë çështje Dvoranit para se të marrë një vendim. Opinion i tij pritej t’i dërgohej KLGJ-së të mërkurën mbasdite.

Në një artikull të mëparshëm, Exit argumetoi se KLGJ po përgatitet të lënë në detyrë, Dvoranin në mënyrë të paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>