
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka nisur procedurën për plotësimin e 4 vendeve bosh në gjykatën e Apelit Tiranë dhe Durrës. Kandidatët për këto vende janë: Dritan Hasani, Diamela Goxha, Zhaneta Pira, Flojera Davidhi, Tereza Merkaj, Atalanta Zeqiraj.
Në mbledhjen e datës 2 qershor, KLGJ refuzoi kërkesen e gjyqtarit të Elbasanit Tomorr Kullolli, për dalje në pension të parakohshëm.
KLGJ vendosi komandimin e Erjon Banit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të Maela Alicanaj pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.