KLGJ nis shqyrtimin e kandidatëve për 6 vende në Gjykatën e Lartë

Nga Exit News
KLGJ nis shqyrtimin e kandidatëve për 6 vende në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të shqyrtojë paraditen e së enjtes 8 kandidatë për 6 vende në Gjykatën e Lartë.

Ata janë:

  1. Albana Boksi, gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  2. Alma Hicka,  gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë,
  3. Gentian Medja, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
  4. Klodian Kurushi,  gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  5. Sokol Ibi, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë,
  6. Klodiana Veizi, gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
  7. Manjola Xhaxho, gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  8. Sokol Ngresi, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë.

Nga të gjithë kandidatët vetëm Sokol Ngresi dhe Alma Hiçka nuk e kanë kaluar ende procesin e vetingut.

Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami ka bërë të ditur se KLGJ planifikon se Gjykata e Lartë do të ketë të paktën 10 anëtarë brenda vitit 2020.

Gjykata e lartë përbëhet nga 19 anëtarë nga të cilët 4 vijnë nga jashtë gjyqësorit ndërsa 15 nga gjyqësori. Deri më tani GJL përbëhet nga tre anëtarë nga jashtë gjyqësorit: Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>