
Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi se të gjitha gjyqet pranë gjykatave në zonat e prekura nga tërmeti i të martës do të pezullohen deri sa institucionet shtetërore të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave.
Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të KLGJ thuhet:
“Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive.”
Shqipëria u godit nga tërmet 6.4 ballë më 26 nëntor. Lëkundjet e fuqishme dëmtuan qindra ndërtesa, humbën jetën 51 qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë.