Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të martën listën e gjyqtarëve kandidatë për Gjykatën e Lartë.
Në një njoftim zyrtar, KLGJ bën të ditur se janë rendidur për të drejtën penale gjyqtarët e mëposhtëm:
- Sokol Binaj;
- Klodian Kurushi;
- Iliriana Olldashi
- Albana Boksi
- Sandër Simoni;
Gjykata e Lartë aktualisht ka 3 gjyqtarë, kuorum i cili mjafton për të shqyrtuar çështjet pranë kësaj gjykate. Ajo ishte jofunksionale për një vit për shkak të procesit të vetingut dhe dorëheqjeve.