KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin Markelian Kuqo

Nga Exit News
KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin Markelian Kuqo

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra gjyqtarit Markelian Kuqo.

Vendimi u bë të ditur përmes një njoftimi nga KLGJ ku shkruan:

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disipliore shkarkim nga detyra për gjyqtarin M.K. i Gjykatës së rrethit Korcë.
Kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin sipas të cilit KLGJ, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korcës M.K.”

Kërkesa për shkarkim erdhi nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili argumentoi se vendimi i Kuqo për lirimin e Gerd Gjeneralit cenon figurën e gjyqtarit.

Metani theksoi se lirimi me kusht i një të dënuar përsëritës për vepra të rënda penale, përbën rrezik për komunitetin.

Historiku i ngjarjeve

Më 3 gusht, ILD rekomandoi shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, pasi ka liruar nga burgu, në mënyrë të dyshimtë, Gerd Gjeneralin, i njohur si një prej ‘të fortëve të Tiranës’.

Gjyqtari i Korçës Kuqo, në shkurt 2019, vendosi lirimin me kusht të Gerd Gjeneralit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Itali në vitin 1997.

Pas vendimit për lirimin e Gjeneralit, Ministria e Drejtësisë kërkoi hetimin e rastit.

Gerd Gjenerali (Gjinarari) ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Itali në fillim të viteve 2000, për akuzën e vrasjes për hakmarrje të Naim Zyberit dhe dy shqiptarëve të tjerë.

Ai u transferua në Shqipëri në vitin 2014 për të vuajtur dënimin.

Katër vjet pasi u trasferua në Shqipëri ai ka kërkuar në Gjykatën e Korçës lirimin me kusht dhe pas rreth 10 seancash gjyqtari Markelian Kuqo ka pranuar kërkesën e tij.

Shkak për pranimin e kërkesës së lirisë me kusht ishin sipas gjyqtarit Kuqo, se ai “ka bërë përpjekje për shuarjen e pasojave të veprave penale” dhe se ka normalizuar plotësisht “marrëdhëniet me trashgimtarët e viktimave”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>