
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar sot seancën për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo.
Gjatë seancës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit, i cili liroi Gerd Gjeneralin.
Sipas tij, gjyqtari ka diskretituar figurën e gjyqtarit dhe është i padenjë për të vijuar detyrën si gjyqtar.
“Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Markelian Kuqo kanë cenuar besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.”
Ndërkohë Kuqo kërkoi kohë për të parashtruar konkluzionet e tij.
KLGJ vendosi të shtyjë seancën në 10 dhjetor.