KLGJ shtyn seancën për shkarkimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri

Nga Exit News
KLGJ shtyn seancën për shkarkimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri

Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyu seancën për kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

Të martën, KLGJ i vendosi në dispozicion aktet ish gjyqtarit si dhe dëgjoi të gjitha argumentet e ILD për shkarkimin e tij.

ILD argumentoi se ish gjyqtari Miri duhet të shkarkohet pasi ka cenuar besimin e publikut.

Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor 2017, pasi në shtëpinë e tij u gjetën 34 milionë lekë të reja, të përfituara përmes korrupsionit. Miri përfitoi miliona lekë për të lënë në fuqi vendimin për lirimin nga burgu të një të dënuari.

Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit Miri, i dënuar për korrupsion me 2 vite e 6 muaj burg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>