KLGJ shtyn seancën për shkarkimin ose jo të gjyqtares Enkeleda Hoxha

Nga Exit News
KLGJ shtyn seancën për shkarkimin ose jo të gjyqtares Enkeleda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyu seancën për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha. Vendimi erdhi pas kërkesës së gjyqtares Hoxha, e cila kërkoi më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj.

Më këtë kërkesë ra dakort dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani. Seanca e rradhës do të jetë në 29 janar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha.

ILD argumentoi se gjyqtarja Hoxha ka ka kryer shkelje të rënda ligjore, ka dhënë vendime të cilat cenojnë figurën e gjyqtarit dhe ka zhvilluar procese gjyqësore të njëanshme në kundërshtim me ligjin.

Enkeleda Hoxha, gjyqtarja e Krujës, ishte shndërruar në avokatin mbrojtës të disa nga kriminelëve më të rrezikshëm.

Në një artikull të mëparshëm Exit ka shkruar se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>