KLGJ shtyn seancën për të dhënë vendimin për Enkeleda Hoxhën

Nga Exit News
KLGJ shtyn seancën për të dhënë vendimin për Enkeleda Hoxhën

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë seancën për dhënien e vendimit për Enkeleda Hoxhën.

KLGJ tha përmes një njoftimi se seanca do të mbahet më 17 mars.

Procesi ndaj saj ka nisur që me 8 janar, ku KLGJ caktoi seancën dëgjimore për gjyqtaren Hoxha. KLGJ shtyu më pas në 29 janar vendimin për shkarkimin ose jo të gjyqtares. Vendimi erdhi pas kërkesës së gjyqtares Hoxha, e cila kërkoi më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj.

Më 29 janar, KLGJ shtyu për herë të dytë vendimin për Hoxhën me të njëjtin argument si më sipër.

Në 11 shkurt, Prokuroria e Posaçme e arrestoi gjyqtaren nën akuzën e korrupsionit. Sipas SPAK, gjyqtarja do të lironte një të dënuar me 25 vite burg.

Këshilli u mblodh me 16 shkurt ku vendosi të shtyjë sërish vendimin për gjyqtaren e Krujës. Vendimi i vetëm ndaj gjyqtares deri më sot është pezullimi nga detyra. Kjo vjen si kërkesë e ligjit për statusin e gjyqtarit. Sipas tij gjyqtarja duhet të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve dhe marrjen e një vendimi të formës së prerë.

Ndërkohë gjyqtarja Hoxha ndodhet në arrest me burg që prej 11 shkurtit.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm

Gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>