KLGJ tërheq vëmendjen për mosrespektimin e pavarësisë së gjyqtarëve

Nga Exit News
KLGJ tërheq vëmendjen për mosrespektimin e pavarësisë së gjyqtarëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon nga personat publikë që të mos përbaltin gjykatat dhe gjyqtarët për vendimet e tyre por t’i adresojnë kundërshtitë në rrugë ligjore.

Në një njoftim për shtyp, KLGJ thekson se qëndrime të tilla nxisin ndjenjën e armiqësisë dhe krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqsorin duke rënë gjithashtu ndesh me qëllimet e reformës në drejtësi.

Në reagimin e saj KLGJ nuk përmend emra konkret se kujt i referohet në qëndrimin e saj.

Një ditë më parë, një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës u vu në qendër të kritikave nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për një vendim lidhur me prishjen e ndërtesave pa leje.

Në një letër dërguar ILD dhe KLGJ, Çuçi kërkon që të shqyrtohet vendimi i gjyqtarit pasi sipas tij ai po pengon në mënyrë të paligjshme aksionin “Bregdeti ynë” të prezantuar nga kryeministri Rama disa javë më parë për ndëryrjet në vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil.

“…gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve dhe se ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KLGJ-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>