KLGJ vendos mbi vakancat në Apel, Dvorani: Jam në pritje të vendeve ku mund të emërohen

Nga Exit News
KLGJ vendos mbi vakancat në Apel, Dvorani: Jam në pritje të vendeve ku mund të emërohen

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpallë sot vendet e lira në Gjykatat e Apelit në vend.

Ky vendim do të shërbejë më pas për të emëruar ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Sipas ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë emërohet në pozicionin e mëparshëm ose në gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në një intervistë për Report TV, Dvorani ëshhtë shprehur se ende nuk ka marrë asnjë listë nga KLGJ-ja mbi vendet vakante në Apel.

“As më kanë njoftuar që sot do mblidhen e në rend të dites është dhe emri im. KLGJ ende s’më ka sjellur listën e vendeve vakante në gjykatat e apelit ku më takon të emërohem. Jam në pritje të KLGJ të më sjell listën me vakancat e shpallura” 

Më 11 qershor KLGJ vendosi të shpallë mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>