KLGJ vendos nesër për mbarimin ose jo të mandatit të Dvoranit

Nga Exit News
KLGJ vendos nesër për mbarimin ose jo të mandatit të Dvoranit

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) do të vendosë nesër për mbarimin ose jo të mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, vendosi më 1 maj se gjyqtari Ardian Dvorani do të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë.

Exit News argumentoi se ky vendim i Këshillit është në shkelje të Kushtetutës dhe të Ligjit të Statusit.

Disa ditë më parë, Presidenti Meta i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë të shpallin mbarimin e mandatit të Dvoranit, por KLGJ në mënyrë të pashpejguar i ka kërkuar mendim për këtë çështje Dvoranit para se të marrë një vendim. Opinioni i tij pritet t’i dërgohet KLGJ-së nesër gjatë mbledhjes.

Pavarësisht se mandati i Dvoranit ka mbaruar në 2014, dhe ai duhet të ishte gjyqtari i parë i zevendësuar nga reforma në drejtësi, Dvorani vazhdon detyrën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>