
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) hodhi të martën, më 8 shtator shortin për 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.
Shorti u organizohet në orën 17:00, në godinën e KLGJ-së, “Poli i Drejtësisë”, dhe gjyqtarët e përzgjedhur janë:
- Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Tiranë
- Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Lushnjes
- Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Krujës
- Manjola Xhaxho, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës
- Edlira Petri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
- Sokol Ibi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Korçë
- Emona Muci, gjyqtare pranë Gjykatës së Pogradecit
- Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Të gjithë gjyqtarët e përzgjedhur e kanë kaluar vetingun me formë të prerë.