Mungesë punonjësish të kualifikuar në tregun e punës

Ministri Blendi Klosi ka deklaruar se aktualisht ekzistojnë rreth 26 mijë vende pune të lira. Këtë informacion ai e bëri të ditur në takimin e djeshëm të Këshillit Kombëtar të Punës.

Sipas Ministrit, këto vende po mbeten bosh për shkak të mungesës së punonjësve të kualifikuar.

Ndërkohë, shifrat e dhëna nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit janë shumë larg atyre të paraqitura nga Ministri Klosi. Në faqen zyrtare të këtij shërbimi, numri i vendeve të disponueshëm është vetëm 2300, gati 12 herë më pak nga shifrat e paraqitura nga Ministri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>