Klosi: Së shpejti nisim vaksinimin e stafeve në sektorin e turizmit

Nga Exit News
Klosi: Së shpejti nisim vaksinimin e stafeve në sektorin e turizmit

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi njoftoi se së shpejti do të nisë vaksinimi i stafeve në sektorin e turizmit.

Gjatë një takimi me operatorët turistik, ai  tha se vaksinimi do të kryhet sipas listave të përgatitura nga shoqatat në sektorin e turizmit.

“Pra, gjithë atë stafe që në industrinë e turizmit kanë kontaktin e parë me operatorët turistik. Do të dëshironim shumë që të ishim një vend nga të parët në rajon edhe natyrisht me një iniciativë unikale mbase edhe në Europë, ku hoteleri turizmi të vaksinohet i pari të kemi mundësinë që të jemi ashtu si në vitin e kaluar një vend me kufi të hapur, një vend që pret turistë natyrisht nga i gjithë rajoni si zgjedhje e tyre e parë, por edhe tregje që tashmë i kemi konsoliduar dhe me vaksinimin masiv të gjithë sistemit të turizmit ne do të kemi mundësinë që të jemi përsëri konkurrent të fortë në këtë industri shumë të vështirë”,  u shpreh ai.

Klosi përmendi dhe rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar për turizmin. Ai pohoi se Shqipëria ja doli  të kishte një biznese të qëndrueshme që mundën të mbijetonin.

Ai shtoi se nuk munguan dhe investime në infrastrulturë si në guest house, bujtina, agroturizëm.

Gjatë një interviste për emisionin “Me Pak Fjalë”, Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, theksoi dy kërkesa kryesore për qeverinë.

“Do të propozoja që stafit që është i angazhuar në hoteleri t’i jepet prioritet pas vaksinimit të pedagogëve dhe mësuesve.”, tha Çipa duke argumentuar se vaksinimi i punonjësve të sektorit turistik i jep siguri shërbimit dhe afron më shumë të huaj.

Propozimi i dytë që Çipa deklaroi ishte një mbështetje financiare nga qeveria për punonjësit e regjistruar të hotelerisë, punonjësit e shërbimeve të ndryshme dhe kompanitë e transporteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>