
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi të martën drejtuesit e rinj të prokurorisë së Shkodrës, Pogradecit dhe Gjirokastrës.
Kështu, Lazër Cardaku caktohet drejtues i Prokurorisë së Shkodrës; Dorina Bjeko kryetare e Prokurorisë Pogradec dhe Julian Cafka drejtues i Prokurorisë së Gjirokastrës. Gjithashtu, prokurorja Ollga Vis.si u caktua prokurore e thjeshtë në Prokurorinë e Korçë.
Këshilli miratoi edhe raportet për aftësitë profesionale të prokurorëve Flora Reka, Alfred Shehu, Binas Nina, Dritan Gina, Albert Kuliçi dhe Çlirim Sino.